‘The New York Times’ shkruan për ekspozitën e artistit Petrit Halilaj

30 prill 2024 | 21:34

Artisti Petrit Halilaj ka prezantuar ekspozitën e tij “Abetare” në Muzeun Metropolitan të Artit në New York.

Ekspozita u frymëzua nga vizatimet e shkrimet e nxënësve në bankat e shkollës që ai ndoqi në Runik gjatë viteve të ‘90-ta në Kosovë, ndërsa për prezantimin në MET zgjeroi hulumtimin në shkolla të tjera ku kishte konflikte, në Shqipëri e vende nga ish-Jugosllavia.

Por për këtë ngjarje të artit ka shkruar edhe ‘The New York Times’ me titull: “Në çatinë e mbledhur, duke shkruar në qiell rrugën e tij drejt lirisë”. Shkrimi ne The New York Times (nytimes.com)

‘The New York Times’ shkruan se Petrit Halilaj filloi të vizatonte si fëmijë refugjat në Ballkan gjatë një dekade të dhunshme dhe shpiku një botë kaligrafike të kujtesës.

“Në të vërtetë, vizatimi – ose shkrimi qiellor – në vend të skulpturës është ajo që unë do ta quaja këtë lëmsh të hapur linjash kaligrafike të errëta prej bronzi dhe çeliku që gjurmojnë imazhe të siluetuara – të zogjve, luleve, yjeve, një merimange gjigante dhe një shtëpie përrallore – kundër panorama e Manhatanit përtej dhe Central Park më poshtë”, shkruan autori i këtij shkrimi Holland Cotter.

“Disa nga këto imazhe u bënë skulpturat lineare prej çeliku që përbënin versionet e para të ansamblit të quajtur ‘Abetare’, që ishte emri i një abetareje të ilustruar alfabetike, të shkruar në gjuhën shqipe nga e cila kishte mësuar që fëmijë”.

‘The New York Times’ shkruan se Petriti lindi në një fshat rural, në Runik në vitin 1986. “Në vitin 1998, gjatë luftërave në Jugosllavi, kur vendi i tij ishte nën okupim të dhunshëm nga Serbia dhe shtëpia e familjes së tij ishte djegur, ai u arratis në një kamp refugjatësh shqiptarë të quajtur Kukësi II, ku qëndroi për më shumë se një vit”.

Shkrimi i plotë i ‘The New York Times’:

https://www.nytimes.com/2024/04/28/arts/design/petrit-kalilaj-art-met-museum-roof.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se…