The Victor vjen me këngë të re “Got U”

29 dhjetor 2022 | 10:29

Artisti The Victor, i cili ka tashmë e një kohë që është pjesë e skenës muzikore vendore, ka lansuar projektin e tij më të ri “Got U”, i cili me t’u publikuar u prit mjaft mirë nga publiku duke kapur mijëra klikime.

Kjo këngë është një përzierje e disa zhanreve, e atij deep house dhe pop/dance. Një përzierje e tillë zhanresh bëri që kënga të ketë një ritëm të veçantë që prek në emocion.

Tekstin dhe vijën melodike e ka bërë vetë këngëtari.

Kënga e kaluar e The Victor  “Me Mu” është përkrahur edhe nga figura të njohura të skenës muzikore, në mesin e të cilëve ishte Altuna Sejdiu dhe Vesa Smolica.

Deri më tani The Victor në muzikën e tij ka pasur prirje të përziejë rryma të ndryshme muzikore, veçanërisht atë të viteve 80.

Këngëtari numëron në listën e tij disa projekte, ndër të cilat janë këngët Away, Got to See, Want it, Someone you love dhe Savage.

Po ashtu, ai ka bashkëpunuar me këngëtaren e njohur Tuna në këngën e titulluar “Kthehna”.

Këngën e re mund ta gjeni në të gjitha platformat:

Youtube : The Victor – Got U

Follow: Instagram : The Victor

Spotify : The Victor

TikTok : The Victor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Besnik…