Themelohet Biblioteka në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj

12 maj 2021 | 13:15

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar në formë donacioni nga OSBE-ja, tetëdhjetë e nëntë (89) tituj të librave shkencorë.

Librat e dhuruara, janë nga fusha e të drejtës penale, administrative, nga fusha e të drejtave të njeriut, e drejta sociale, e drejta kushtetuese dhe kriminalistika dhe atë në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.
Gjithashtu janë dhuruar edhe disa tituj nga lëmia policore për lidership dhe udhëheqje.

Me këtë rast, u themelua biblioteka në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj dhe planifikohet që të pasurohet edhe me tituj tjerë, duke bashkëpunuar me komunat e rajonit tonë, biblioteka, librari, shtypëshkronja, por edhe me autorë të ndryshëm.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, falënderon OSBE-në për përkrahjen e vazhdueshme që ka për policinë tonë, e sidomos për donacionet e dhuruara me qëllim ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve policore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhëmbët e fortë e të shëndetshëm mund të themi pa…