Themelohet Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane

10 tetor 2018 | 15:26

Është  themeluar sot Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK). Kryesuesi i bordit ekzekutiv të këtij instituti, Taulant Kryeziu ka thënë për “Epokën e re” se EPIK është  një organizatë e pavarur dhe e specializuar në fushën e integrimit evropian.

Kryeziu ka deklaruar se përmes EPIK do të kontribuojnë sado pak në përafrimin e vlerave evropiane me qytetarët dhe institucionet e Kosovës.

Sipas tij, ky institut do të shërbejë si adresë për mediet, institucionet dhe të gjitha palët e interesuara për çështjet që lidhen me procesin e integrimit të Kosovës në BE. “Ne kemi krijuar institutin EPIK, si një kontribut modest për procesin e integrimit Evropian. Ne do t’i zbatojmë politikat publike në bashkëpunim me institucionet dhe partnerët ndërkombëtar, por do të mbajmë pushtetin përgjegjës për veprimet e tij – gjithnjë duke besuar në një Kosovë më të mirë Evropiane”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai ka treguar se Demush Shasha do të jetë drejtor ekzekutiv i këtij instituti.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku është…