Themelohet nëndega e PDK-së në Lyon, Ardit Bejta zgjidhet kryetar

22 janar 21:12

Sot, në një kuvend të madh zgjedhor, në Lyon të Francës është themeluar Nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës.

Delegatët zgjodhën për Kryetar të nëndegës Ardit Bejtën, ndërsa kuvendi zgjodhi poashtu edhe kryesinë dhe nënkryetarët.

Elmi Reçica, Kryetar i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, tha se ky është një momentum i ri për PDK-në në Lyon të Francës dhe të gjithë mërgimtarët të cilët dëshirojnë të kontribuojnë për vendin e tyre.

“Roli i mërgatës tonë, historikisht, ka qenë jetik për çlirimin, pavarësinë dhe ndërtimin e Kosovës. Sot, ky rol është po kaq i nevojshëm në zhvillimin dhe integrimin e vendit tonë. Mërgata jonë është aseti më i çmuar që kemi dhe jam shumë i lumtur që kontributin e tuaj në shërbim të vendit po e bëni përmes PDK-së. Urime”, ka thënë Reçica.

Ndërkaq, Kryetari i zgjedhur i nëndegës së PDK-së në Lyon, Ardit Bejta, tha se do të angazhohet me të gjithë potencialin e tij për të forcuar dhe rritur nëndegën e porsathemeluar të PDK-së në Lyon.

I pranishëm në këtë kuvend zgjedhor ishte edhe Betim Gjoshi, Sekretar për Organizim dhe Zgjedhje, i cili udhëhoqi në tërësi pjesën e punimeve të Kuvendit.

Ndërkaq, më madhështor këtë Kuvend e bën edhe pjesëmarrja dhe fjala e Sami Islamit, Kryetar i Këshillit për organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së në Francë, Sejdullah Syla, veprimtar në Lyon, Vahide Bujupi- Qerimi, nënkryetarja e nëndegës në Gjenevë, Agim Thaçi nga Shoqata “Ilira” në Bourg en Bresse, Ilir Azemi, përfaqsues i Clermont – Ferrand dhe Mujë Haziri, nënkryetar i Degës së PDK-së në Zvicër.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0sg9hnba9QHNmztkEyPzPgtBpewqRsQMJ1cSDs82CEVnhf3x776ofWMvmXMCDTBgLl&id=100044148474121&sfnsn=mo&mibextid=RUbZ1f

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS-i ka njoftuar se falë punës së pandërprerë të ekipeve…