
Themelohet nëndega e PDK-së në St.Gallen, Drin Çeku zgjedhet kryetar
Kryetari i Komisionit për organizimin e PDK-së në Mërgatë, deputeti Elmi Reçica së bashku me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe kryetaren e RDK-së, Arbnora Salihun si dhe kryetari i Degës për Zvicër Ragip Xhaka, po vazhdojnë aktivitetin politik mergaten shqiptare. Zyrtarët e lartë të PDK-së kanë marrë pjesë në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës në St. Gallen në Zvicër, me ç’rast strukturat e nëndegës kanë zgjedhur Drin Çekun kryetar të tyre. “Në një atmosferë shumë të mirë, me pjesëmarrës dhe aktivistë të devotshëm, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës në St. Gallen në Zvicër, që shënon një kapitull të ri për strukturat partiake në Mërgatë. Me këtë rast, kryetar u zgjodh Drin Çeku, Magjistër i Shkencave të Ekonomisë, njëherit nip i gjeneralit Agim Çeku dhe poashtu u zgjodh edhe kryesia”, ka shkruar Elmi Reçica në njoftimin e tij në “Facebook”.
Njoftimi i plotë i Reçicës:
Në një atmosferë shumë të mirë, me pjesëmarrës dhe aktivistë të devotshëm, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës në St. Gallen në Zvicër, që shënon një kapitull të ri për strukturat partiake në Mërgatë. Me këtë rast, kryetar u zgjodh Drin Çeku, Magjistër i Shkencave të Ekonomisë, njëherit nip i gjeneralit Agim Çeku dhe poashtu u zgjodh edhe kryesia.
Kuvendi u nderua me praninë e figurave kyçe të Partisë Demokratike të Kosovës, duke përfshirë kryetarin e Degës së PDK-së në Zvicër, z. Ragip Xhaka, nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Enver Hoxhaj, dhe kryetaren e Rinisë së PDK-së, znj. Arbnora Salihu.
Ky Kuvend dëshmon angazhimin e Partisë Demokratike të Kosovës, për të forcuar prezencën e saj në Mërgatë, dhe krijimin e hapësirës për ide të reja dhe përfaqësim sa më të mirë të mërgatës tonë.