Theranda shënon Ditën e Tokës, në Reqan mbillen 50 drunj dekorativ

22 prill 15:15

Kryetari i komunës së Therandës, Bali Muharremaj, ka zgjedhur fshatin Reqan të kësaj komune për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës.

Ai së bashku me disa fëmijë kanë bërë mbjelljen e drunjve dekorativ.  Muharremaj ka theksuar se vetëm së bashku mund të krijojnë të ardhmen me një ambient të bukur.

“Anila, Erblini dhe Ardiani janë fëmijët që na ndihmuan në mbjelljen e drunjve dekorativ në Reqan. Si gjithë fëmijët e tjerë, edhe ata e duan ambientin. Së bashku ne mund t’ua krijojmë të ardhmen me një ambient të bukur”, ka thënë Muharremaj, duke bërë me dije se në Reqan banorët dhe bizneset mbillen 50 drunj dekorativ.

Image may contain: 3 people, people standing, child, outdoor and natureImage may contain: 4 people, people smiling, people standing, tree, child, plant, outdoor and natureImage may contain: one or more people, tree, child, sky and outdoorImage may contain: one or more people, people standing, tree, plant, outdoor and nature

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka inspektuar punimet…