Theren me thikë dy persona në Shtime

20 nëntor 2021 | 11:22

Dy persona në Shtime kanë përfunduar dje të therur me thikë.

Në lidhje me rastin është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer aktin pas një fjalosje verbale që ka pasur me viktimat.

Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Shtime 19.11.2021 – 19:10.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Preshevë, Shukri Ymeri,…