Theret me thikë një person në Mitrovicë

06 nëntor 2023 | 08:57

Një person është therur me thikë ditën e diel në Mitrovicë të veriut.

Policia njofton se rasti ka ndodhur pas një zënke verbale që kanë pasur dy persona

“Është raportuar se pas një zënke verbale viktima mashkull kosovar ishte sulmuar dhe therë me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri”, bëhet me dije në njoftim.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore.

Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga 7 tetori, izraelitët kanë përpjekur mjaftueshëm me fjalë…