Thesari i vjedhur gjatë Luftë së Dytë Botërore pranë zbulimit, kërkuesit gjejnë tunelet sekrete në Poloni (Foto)

28 maj 2021 | 23:04

Një rrjet i fshehtë tunelesh nga Lufta e Dytë Botërore që mendohet se të çojnë në “Dhomën e Qelibarit” ose në thesare të tjerë të humbur të kohës së luftës, është zbuluar së fundmi në vendin ku ndodhej ish-selia lindore e ushtrisë naziste.

5 hyrjet që çojnë në sistemin e pazbuluar më parë të korridoreve nëntokësore që u gjetën në verilindje të Polonisë, përshkruhen si zbulimi më i madh i bërë ndonjëherë.

Bartlomiej Plebanczyk nga kompleksi i muzeut “Mamerki” ku u bë zbulimi u shpreh: ‘Për momentin, bazuar në mënyrën se si hyrjet ndahen, duket se një nga tunelet është rreth 50 metra i gjatë, por mund të jetë më i gjatë. Disa prej tyre janë mbushur, mbase me qëllim që t’i fshehin, kështu që do të duhet të heqim shumë material para se të shohim se çfarë ka brenda tyre.’

Dhoma e Qelibarit, e ndërtuar për carin rus Pjetri i Madh në vitet 1700 dhe i mbushur me qelibar, ar dhe bizhuteri të çmuara, u vodh nga nazistët dhe u zhduk në mënyrë misterioze në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Për dekada, “gjuetarët” e thesareve kanë kërkuar Europën për pasuritë e humbura, por pa rezultat.

Në fillim të këtij muaji, ethet e “Dhomës së Qelibarit” u rindezën kur zhytësit në qytetin polak të Gdansk thanë se do të fillonin të kontrollonin një anije të mbytur në fund të Balltikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“The Conversation”? Pandemia e Covid-19 është shumë e vështirë për…