Theu rregullat e koronavirusit, pezullohet xhirimet e klipit të ri të Dua Lipas

16 tetor 2020 | 17:38

Xhirimet e klipit të ri të këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa janë pezulluar pasi nuk është respektuar protokolli i pandemisë.

Sipas “The Sun”, këngëtarja  është parë të mërkurën në Shoreditch në xhirime me një grup të madh kërcimtarësh dhe stafi.

Videoklipi do të xhirohej brenda një dyqani të vogël dhe sipas masave të fundit kundër koronavirusit, grumbullimet me kaq shumë njerëz janë të ndaluara.

Burimet kanë thënë që njerëzit në videoklip nuk po respektonin distancën sociale dhe kjo kishte një rrezikshmëri të lartë duke vëzhguar situatën pandemike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numrit të lartë të të prekurve nga Covid-19 në Francë…