Thirrja e dëshpëruar e Gylseren për ish-bashkëshortin (Foto)

24 tetor 2018 | 15:16

Aktori Cem Ozer ka thyer këmbën në një aksident gjatë xhirimeve për filmin e ri.

Ai është dërguar në Stamboll për tu trajtuar, por gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Aktualisht aktori po merr trajtim intensiv.

Ndërsa ish-bashkëshortja e tij, Nurgul Yeşilçay u ka bërë thirrje të gjithë fansave që të lutën për të.

Në një postim në llogarinë e vet në “Twitter”, aktorja turke ka shkruar: “Cem është nën kujdes intensiv. Unë besoj se babai i fëmijës tim do të bëhet mirë. Ju lutemi lutuni për të”.

Cem dhe Nurgul kanë ruajtur marrëdhënie të tyre me njëri-tjetrin pas divorcit dhe kanë një djalë së bashku.

Aktorja është e njohur në Shqipëri dhe Kosovës për rolin e Gylseren në “Fate të Kryqëzuara” dhe “Sulltanesha Kosem”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë muaj nga zgjedhjet lokale, kryetari i Partisë Demokratike të…