Thirrje për kujdes bletarëve në Gjilan, sonte nis dezinsektimi hapësinor

13 gusht 2019 | 11:02

Komuna e Gjilanit sonte nis fazën e tretë të dezinsektimit hapësinor, me qëllim të asgjësimit të mushkonjave dhe insekteve të tjera.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemaili, ka njoftuar se dezinsektimi nis nga ora 20:00 deri në mesnatë dhe zgjat gjashtë ditë me radhë.

Me këtë rast, Komuna e Gjilanit kërkon nga bletarët që t`i mbajnë të mbyllura bletët prej orës 20:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit, gjatë ditëve sa zgjat dezinsektimi, për të shmangur ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdoren për asgjësimin e mushkonjave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Besës ka filluar përforcimet për edicionin 2019/2020. Pas…