Thirrje për ndihmë për trajtimin jashtë vendit të vogëlushit Nil Zariqit
Familja Zariqi nga Drenasi ka bërë thirrje publike për ndihmë financiare për trajtimin e djalit të tyre 6-muajsh, Nil Gazmend Zariqi, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë të veshkave dhe aktualisht ndodhet në repartin e kujdesit intensiv në Spitalin e Prishtinës.
Sipas familjes, pas konsultimeve mjekësore është rekomanduar që trajtimi i mëtejshëm të vazhdojë jashtë vendit, ndërsa pas kontakteve me një spital në Turqi është bërë e ditur se kostoja e trajtimit arrin rreth 85 mijë euro.
Për shkak të pamundësive financiare për të përballuar këtë shumë, familja i është drejtuar publikut me një thirrje për ndihmë, duke kërkuar solidaritet dhe mbështetje nga qytetarët.
“Çdo kontribut, sado i vogël, përfaqëson një shpresë më shumë për shërimin e Nilit”, është thënë në apelin e familjes.
Të dhënat për donacione të bëra publike nga familja janë:
Përfituesi: Gazmend Zariqi
Nr. i llogarisë: 1501070001101412
IBAN: XK051501070001101412
Swift Code: RBKOXKPR
Banka: Raiffeisen Bank Kosovë
Kontakt: +383 44 277 633
Familja ka falënderuar të gjithë ata që mund të kontribuojnë me ndihmë financiare, lutje apo mbështetje morale, duke theksuar se çdo ndihmë është e vlefshme në këtë situatë të vështirë.
Në raste të tilla, organizatat humanitare dhe komuniteti shpesh luajnë rol kyç në sigurimin e trajtimit mjekësor jashtë vendit për pacientët që nuk mund të trajtohen brenda vendit për shkak të kostove të larta.



