Thirrje për Protestë: Solidaritet për të luftuar femicidin dhe dhunën ndaj grave!

12 prill 2024 | 22:38

Pas vrasjes së Erona Coklit nga ish-bashkëshorti, aktivistë të pavarura dhe anëtaret e Kolektivit Feminist me anë të një postimi ne Facebook kanë bërë thirrje për të gjithë qytetarët dhe qytetaret që të bashkohen me ne në një protestë të gjithëpopullore kundër femicidit dhe dhunës ndaj grave në Kosovë.

Femicidi është një çështje e rëndë e cila po shkakton dhimbje dhe pikëllim të pashoq. Grate dhe vajzat po vazhdojnë të jenë viktima të dhunës, duke i humbur jetën e tyre në mënyra të tmerrshme dhe të pamëshirshme.

Postimi i plotë:

Sot Valon Aliu vrau Erona Coklin. Edhe një grua tjetër u vra në sytë e shtetit. Edhe një jetë e humbur që kumbon luftën që na është shpallur grave në Kosovë e që disa nga ne po i vret.
Ky rast i femicidit është duke treguar që vajzat dhe gratë në Kosovë nuk janë askund të sigurta. Ato dhunohen e vriten në shtëpi, në strehat e shtetit, në rrugë e në spitale, pa mbrojtje e pa siguri nga shteti.
Femicidi dhe lufta që iu është shpallur grave duhet të na revoltojë të gjitha/ë dhe të na ngrisë në këmbë shesheve dhe rrugëve në Prishtinë e kudo për të kërkuar që shteti me të gjitha strukturat e saj t’iu dalë në krah vajzave dhe grave dhe ta trajtojë femicidin si urgjencë kombëtare. Ne si shoqëri duhet të ngrihemi e ta luftojmë bashkë këtë patriarkalitet që nuk po lë strehë të sigurtë për gratë deri sa ua merr edhe frymën e fundit.
Teksa vajzat e gratë janë duke luftuar me këtë sistem vdekatar me jetën e trupat e tyre, ne nuk mund të qëndrojmë të qeta/ë e të vazhdojmë jetën me ritme normale. Ne duhet të dalim nga shtëpitë, zyret, punishtet, klasët e mësimit e kafenetë dhe ta denoncojmë e sfidojmë rendin patriarkal që po ushqen dhunë të përditshme ndaj vajzave dhe grave dhe femicid.
Ne thërrasim në revoltë dhe demonstratë gjithëpopullore, këtë të hënë në sheshin “Zahir Pajaziti” duke filluar nga ora 17:30. Të hënën e çdo ditë tjetër luftojmë për sigurinë tonë dhe të çdo vajze dhe gruaje në Kosovë. Luftojmë që asnjë grua të mos frikësohet, dhunohet a vritet.
Kjo protestë organizohet nga aktivistë/e të pavarura dhe anëtaret/ët e Kolektivit Feminist

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja ka pësuar humbje në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike. Kampionët…