Thomas Tuchel: Gara për titull ka përfunduar, urime Bayer Leverkusenit

31 mars 2024 | 14:45

Skuadra e Borussia Dortmund ka shënuar fitore të madhe në “Allianz Arena”, pasi ka mposhtur 2:0 Bayern Munichun.

Pas ndeshjes, gjatë një interviste trajneri gjerman, Thomas Tuchel tregoi se skuadra e tij tashmë është dorëzuar për titull kampion.

“Urime për Bayer Leverkusenin. Gara për titull tashmë ka përfunduar”, ka thënë Tuchel, i cili do të largohet nga “Bavarezët” në fund të këtij sezoni.

Me këtë fitore, Dortmund shkon në kuotën e 53 pikëve, kurse Bayern Munich mbetët në pozitën e 2-të me 60 pikë, 13 pikë larg liderit, Leverkusen (73).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i udhëtarëve që përdorin Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”…