Thomas Tuchel merr në dorë “frerët” e Bayern Munich?

23 mars 2023 | 23:00

Vetëm 1 orë më parë, gazetari i mirënjohur sportiv, Fabrizio Romano zbuloi largimin e teknikut Julian Nagelsmann, nga pankina e Bayern Munich dhe zëvendësuesi i tij më i mundshëm pritet të jetë ish-tekniku i Chelsea, Thomas Tuchel.

Mirëpo, ngjarja ka eskaluar me shumë shpejtësi dhe vetëm pak minuta më parë, gazetari italian konfirmoi caktimin e Tuchel në krye të pankinës së “bavarezëve”.

Deri më tani nuk asnjë deklaratë zyrtare nga klubi gjerman apo ndonjë detaj i kontratës së mundshme me “bavarezët”, por gjithçka mbetet për t’u parë, teksa është bërë me dije se dokumentat për zyrtarizimin e Tuchel janë duke u përgatitur që sonte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka bërë një krahasim…