Abdixhiku e krahason Kurtin me Vali Corleonen: Veç këtyre dyve s’iu ka thënë askush “puna e mbarë”

23 mars 2023 | 22:40

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka bërë një krahasim tejet interesant për kryeministrin Albin Kurti.

Abdixhiku, tha se vetëm Kurtit dhe Vali Corleones, nuk iu ka thënë askush “puna e mbarë”, për shkak se sipas tij nuk kanë punuar asnjëherë.

Për Kurtin, ai tha se nuk di ta menaxhojë asnjë projekt të vetëm.

“Dy njerëz në Kosovë, që nuk i ka thënë askush puna e mbarë, Vali Corleone dhe Albin Kurti, kurrë në jetën e vet punë s’kanë bërë, kurrë në jetë të vet nuk i kanë thënë puna e mbarë. Ky nuk din ta menaxhojë një projekt të vetëm”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kimete Berisha Duhet të jesh i lindur në natën…