Thyhet rekordi për numrin më të madh të golave të shënuar në një Kupë Bote
Kupa e Botës 2026 është bërë edicioni me numrin më të madh të golave të shënuar në historinë e Kampionateve Botërore. Rekordi është thyer gjatë ndeshjes së Grupit D mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, kur Auston Trusty ka shënuar golin e 173-të të këtij turneu.
Ky gol ka tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 172 golash, i vendosur në Kupën e Botës “Katar 2022”. Rekordi i ri është arritur në ndeshjen e 59-të të turneut.
Për krahasim, rekordi i mëparshëm prej 172 golash në Katar ishte arritur përgjatë gjithë turneut, pas zhvillimit të 64 ndeshjeve.
Kupa e Botës 2026 është edicioni i parë me 48 kombëtare pjesëmarrëse, në vend të 32 ekipeve, çka ka rritur edhe numrin e përgjithshëm të ndeshjeve në 104 – plot 40 më shumë se në edicionin e kaluar. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar gjithashtu për rekordin e ri të thyer. “Thyerja e rekordit të Katarit prej 172 golash nënvizon emocionin dhe lojën sulmuese që e kanë bërë tashmë Kupën e Botës 2026 të paharrueshme”, ka shkruar Infantino në “Instagram”.



