Thyhet shkolla në Studençan të Suharekës

28 qershor 2019 | 11:00

Në fshatin Studençan të komunës së Suharekës është dëmtuar shkolla e fshatit.

Policia ka njoftuar se persona të panjohur kanë thyer derën e hyrjes së shkollës dhe kanë hyrë brenda objektit.

Ata më pas kanë thyer edhe tri dyer të zyrave të shkollës.

Policia nuk ka njoftuar nëse janë identifikuar personat që kanë dëmtuar objektin shkollor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i shoqatës së biznesmenëve në veri të Kosovës, Radosh…