TI MBRËTËRESHA E KËNGËS SHQIPE

07 shkurt 2020 | 21:56

(Bilibilit të Shqiptarisë, Nexhmije Pagarushës)

O mbretëreshë e këngës në Shqiptari
Na dhe dashuri e gjokset na ngrohe
O blibil Kosove na dhe në vite ëmbëlsi
Me këngët e pentagramet e tua hyjnore.

Me tingujt e tu do zgjohemi në mëngjes
Do shohim bukuri natyre rrethuar me zell
E qingji i vogel do blegëron në livadhin e blertë
Po bareshën tënde do e kemi këtu mes nesh.

Do bien tupanat e vallja nuk ndalet mes fushe
Edhe dallëndyshet na sillen për rreth
Moj bukuroshe që vjen prej Pagarushe
Ti ishe vetë zambaku i çelur në Prizren.

Oj kosovarja e bukur o syri i dritës
Je një lule në eposin tonë plot kujtime
Je vetë ëngjëlli i shenjtë i notës së muzikës
I kulturës tonë të lashtë që vjen mes tradite.

Për zërin tënd të ëmbë, sot filloi vajin violina
Do të pret mbi oxhak një sharki, një çifteli
Në lotin tonë do ndrijnë dhe më shumë drita
Përher dot dëgjojmë madhështore, Loke nderimi.

Ajet Shala “Ajhasha”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin “#Hashtag” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini është…