Tifozat Kuq e Zi për biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi: Mashtrimi ka emër: FShF

14 maj 2025 | 12:20

Tifozat Kuq e Zi (TKZ) kanë reaguar ashpër pas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) sa i përket blerjes së biletave për ndeshjen ndaj Serbisë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026.

Shqipëria është nikoqire e Serbisë më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare” në ndeshjen e kualifikuesve të Grupit K për Kupën e Botës. Megjithatë, kjo ndeshje ka krijuar shumë polemika dhe shumica po vijnë shkaku i mënyrës për blerjen e biletave. Disa ditë më parë, FShF-ja njoftoi se ndarja e biletave për ndeshjen ndaj Serbisë do të përcaktohet me short, përveç atyre “tifozëve të kombëtares”, të cilëve thuhet se i kanë të garantuara biletat. Kjo ka bërë që TKZ të reagojë fuqishëm duke e cilësuar FShF-në si mashtruese, teksa kanë bashkangjitur edhe dy komunikime me anë të emailave.

“Kur je pjesë e Tifozëve të Kombëtares, fiton ‘shortin’ pa short. Kur je TKZ, të përjashtojnë në emër të ‘gjithëpërfshirjes’. Mashtrimi ka emër: Federata Shqiptare e Futbollit. Reagimi ndaj kësaj padrejtësie nuk do mbetet një zemërim i shtypur, do jetë i ashpër dhe i pandalshëm”, thuhet në njoftimin e Tifozave Kuq e Zi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se kryeqyteti është…