Tifozët e Bayernit kërkojnë largimin e Tuchelit

11 shkurt 2024 | 21:16

Bayern Munich pësoi një disfatë të rëndë ndaj Bayer Leverkusen me bavarezët që u mposhtën në transfertë me shifrat 3-0. “Aspirinat” e trajnerit Xabi Alonso i “dhuruan” bavarezëve një goditje të fortë për llogaritë e kampionatit.

Pas humbjes me Leverkusen, tifozët bavarezë shpërthyen në akuza ndaj trajneri Thomas Tuchel. Nëpërmjet rrjeteve sociale, pjesa më e madhe e tifozëve të Bayern Munich ishin të bashkuar në një pikë, kërkojnë me ngulm nga drejtuesit që të largojnë Tuchel.

Ky sezon ka nisur keq me Bayernin që humbi Superkupën, u eliminua nga Kupa e Gjermanisë dhe tani e sheh veten pesë pikë prapa Leverkusen në kampionat. Tifozët kërkojnë një reagim nga drejtuesit, por edhe nga vetë Tuchel që të marrë përsipër përgjegjësitë dhe të largohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United merr tri pikë të rëndësishme në transfertën e…