Tifozët kroat mbështesin Ukrainën: Luftoni siç bëmë ne

27 shkurt 2022 | 16:11

Solidarizime të shumta kanë ardhur nga bota e sportit në mbështetje të Ukrainës për shkak të sulmeve nga Rusia.

Dhe tifozët kroat kanë bërë të njëjtën gjë. Fansat e Dinamo Zagrebit në përballjen me Sevillan në Ligën e Evropës shpalosën një banderolë me një mesazh në mbrojtje të Ukrainës.

“Luftoni siç bëmë dhe ne”, shkruhej në banderolën e bërë nga tifozët, duke u kujtuar Ukrainës atë që Kroacia bëri për t’u çliruar nga pushtimi serb vite më parë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kosovës, Bersant Celina, e ka vënë në dispozicion…