
Tifozi futet në fushë për të bërë foto me Van Dijk, shikoni veprimin e holandezit (Video)
02 shtator 2021
| 14:20
Holanda nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Norvegjisë. Rezultat ky që nuk i kënaq aspak dhe kjo u vu re edhe nga gjesti i mbrojtësit Van Dijk gjatë intervistës në fund të takimit.
Në momentin që mbrojtësi po i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, një tifoz i afrohet duke i kërkuar një “selfie”, por ylli i Liverpoolit e injoron duke i dhënë edhe një të shtyrë të fortë me dorë.
Van Dijk ende nuk ka rigjetur formën e tij më të mirë, pas një dëmtimi që e mbajti rreth një vit jashtë fushave të lojës.
https://www.youtube.com/watch?v=EBT7BxxXucc&feature=emb_logo