Tifozi i Arsenalit i ‘bërtet’ Guardiolas: Lëre Artetan ta fitojë ligën, ma shkatërrove jetën

26 prill 2026 | 14:21

Manchester City ka arritur në finalen e katërt radhazi të Kupës FA pasi është rikthyer nga disavantazhi për të mposhtur Southamptonin me rezultatin 2-1.

Megjithatë, një skenë para ndeshjes tërhoqi vëmendje të veçantë. Kur stafi dhe lojtarët e Cityt kanë mbërritur në Wembley, përpara se të hynin në stadium, kishte shumë tifozë përgjatë korridorit nga i cili po kalonin. Megjithatë, jo të gjithë ishin në anën e Citizens, shkruan “Index.hr”.

Një video po shpërndahet në rrjetet sociale ku shihet një burrë, me sa duket një tifoz i Arsenalit, duke i bërtitur Pep Guardiolës. “Pep, lejo Arteta-n (trajneri i Arsenalit) të fitojë ligën. Ke fituar mjaftueshëm. Le të fitojë Arteta diçka. Të mallkoj, të urrej! Ma ke shkatërruar jetën!”, ka bërtitur tifozi.

City dhe Arsenali janë në një betejë të ashpër për titullin e Premierligës angleze, të cilin Arsenali nuk e ka fituar që nga viti 2004 .

“Topçinjtë” janë aktualisht në vendin e parë me një avantazh prej tre pikësh ndaj rivalëve të tyre, por kanë edhe një ndeshje më shumë të zhvilluar.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar daljen e parë…