‘Tigrat e Zi’ kanë një mesazh për yjet e larguar

02 shkurt 2020 | 12:32

Tifozët e KF Feronikeli, “Tigrat e Zi” nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kanë falënderuar yjet që janë larguar në afatin kalimtar të janarit nga “Nikli”.

Të larguarit janë Kastriot Rexha, Astrit Fazliu, Arber Prekazi, Albutrint Morina, Haxhi Neziraj, Milos Krkotiq dhe Lulzim Doshlaku.

“Ne si tifozeri i falënderojmë të gjithë që ishin pjesë e klubit tonë të zemrës dhe u dëshirojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në postimin e “Tigrave të Zi”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sabri Kiçmari nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se më në…