TikTok-erat shqiptarë do të paguhen nga Britania për të paralajmëruar emigrantët të mos kalojnë kanalin me varka

16 shkurt 2024 | 21:26

Qeveria britanike do të fillojë të paguajë TikTok-erat shqiptarë për të paralajmëruar emigrantët që të mos kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla.

Ndërsa skemat kanë qenë tashmë në fuqi në Francë dhe Belgjikë prej disa vitesh, Sekretari i Brendshëm, James Cleverly, ka urdhëruar një zgjerim në më shumë vende. Kjo do të përfshijë Shqipërinë, Irakun, Egjiptin dhe Vietnamin.

Në Shqipëri, një reper, dy humoristë, blogerë të stilit të jetesës, personazhe televizive dhe një shkrimtar udhëtimesh janë të gjithë në listën e kandidatëve që mund të paralajmërojnë emigrantët që të mos bëjnë udhëtimin e rrezikshëm

Sipas draft dokumenteve, influencuesit mund të merrnin deri në 5,000 £, me një buxhet të përgjithshëm prej 30,000 £ për influencuesit shqiptarë.

“Kontrabandistët e njerëzve përdorin shpesh mediat sociale për të shpërndarë gënjeshtra dhe për të promovuar aktivitetet e tyre kriminale, dhe është jetike që ne të përdorim të njëjtat platforma për të informuar migrantët për të vërtetat rreth kalimit të Kanalit dhe ardhjes ilegalisht në MB. Veprimi iqë kemi ndërmarrë ka reduktuar kalimet me 36% vitin e kaluar. Ne nuk kërkojmë falje për përdorimin e çdo mjeti të nevojshëm për të ndaluar anijet dhe për të shpëtuar jetë.”, tha një zëdhënës i Zyrës së Brendshme

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari lir Shaqiri ka lansuar sot këngën e re së…