Time Kadrijaj publikon fotografi me bashkëluftëtaret: Ata që mohojnë luftën, mohojnë kombin e shtetin

15 korrik 2020 | 10:49

Deputetja e AAK-së dhe ish-ushtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijaj, ka ndarë sot në llogarinë e saj në “Facebook” një fotografi të sajën me disa bashkëluftëtare.

Ajo ka thënë se vajzat në fotografinë e publikuar, ishin të dëshmuara në luftën për liri.

Deputetja Kadrijaj këtë fotografi e ka ndarë, në ditët kur po sulmohen vlerat e UÇK-së.

Postimi i plotë i saj:

Këto ditë ku po sulmohet UÇK-ja, pra po sulmohen vlerat ma sublime të kombit po e ndaje me ju miq këtë foto të vajzave të dëshmuara në luftën për liri.

Ata që mohojnë luftën mohojnë kombin e shtetin.

ZOD,

Lavdi dëshmorëve të kombit,

Rroftë UÇK-ja!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas 21…