Tirana dhe Taranto marrëveshje binjakëzimi

04 dhjetor 2022 | 15:48

Tirana dhe qyteti italian i Tarantos nënshkruan një marrëveshje binjakëzimi për bashkëpunim në fushat e sportit dhe rinisë.

Veliaj e vuri theksin te fakti se Tirana, pas vitit të suksesshëm si Kryeqyteti Europian i Rinisë, do të vijojë vitin e ardhshëm me titullin e Qytetit Europian të Sportit dhe tha se bashkëpunimi me Taranton, qyteti mikpritës i Lojërave Mesdhetare 2026, është mëse i vyer.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që kemi një delegacion nga Taranto, të cilët janë në Tiranë për të konkretizuar binjakëzimin mes dy qyteteve tona. Vitin e ardhshëm Tirana do të jetë ‘Qyteti Europian i Sportit’, ndërsa në vitin 2026 Taranto do të presë ‘Lojërat Mesdhetare’. Unë besoj se kemi jo vetëm dashamirësinë e dy kryetarëve, por edhe një mundësi të shkëlqyer për të bashkëpunuar, sidomos në fushën e sportit”, u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, kreu i Bashkisë tha se dy qytetet do kenë çfarë të mësojnë nga njëri-tjetri, si dy vende pritëse të eventeve më të mëdha sportive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga personazhet më të spikatur të Kupës së Botës…