Tjetër vaksinë anti-Covid, 95 për qind efektive

16 nëntor 2020 | 13:41

Pas lajmit para pak ditësh se ishte zbuluar vaksina anti-Covid me efikasitet 90 për qind, tashmë një tjetër vaksinë pretendon se ka shënuar sukses ndaj Covid-19.

“BBC”-ja ka shkruar se vaksina e prodhuar nga kompania amerikane “Moderna” mbron 95 për qind nga Covid-19 dhe po planifikon që për punë javësh të aprovohet.

Ajo është provuar në 30 mijë njerëz në ShBA, gjysmat e të cilëve kanë marrë dy doza të vaksinës në katër javë diferencë, të tjerët morën infeksione.

Vetëm një javë më parë kompanitë “Pfizer” dhe “BioNTech” kanë lajmëruar se kishin arritur një vaksinë të suksesshme dhe efektive që mbron 90 për qind dhe së shpejti pritet të aprovohet.

Pavarësisht se tashmë bota mund të ketë dy vaksina që janë efektive ndaj Covid-19, ngelen të paqarta efektet anësore që ato mund të kenë edhe pse kanë kaluar provat.

“Efektiviteti i përgjithshëm ka qenë i jashtëzakonshëm, është një ditë e mrekullueshme”, ka thënë Tal Zaks, shefi mjekësor në “Moderna”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se Shërbimi Spitalor,…