Tjetërsimi i pronave, dënohet me 2 vjet burgim ish-kryebashkiaku i Himarës

30 korrik 2025 | 16:34

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vjet burgim ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.

Ish-zyrtari është fajësuar për “shpërdorim të detyrës” në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje trualli në bregdet. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë 1 vit e 4 muaj heqje lirie, shkruan “A2CNN”.

Po ashtu ndaj Goros rëndon vendimin për heqjen e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vjet.

Gjithashtu dënimi me 1 vit e 6 muaj burgim i  është shqiptuar Vasillaq Strakoshës, dënim që është ulur në 1 vjet heqje lirie.

Edhe Strakoshës i është hequr e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit ka pranuar sërish ankesë lidhur me vendimin…