Tmerr në aeroportin e Beogradit pas alarmit për bombë

01 mars 2024 | 08:33

Rreth orës 19:15 të mbrëmjes së djeshme në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit është raportuar për një bombë.

Aeroporti aktualisht është i mbyllur dhe avioni i fundit është nisur në orën 18:45. Të gjitha fluturimet e planifikuara pas kësaj – me vonesë.

Një video e evakuimit të pasagjerëve nga një prej avionëve është shfaqur, duke treguar pasagjerët e panikuar duke zbritur nga rrëshqitësja.

Siç mëson jozyrtarisht Tanjug, piloti ka marrë një alarm për bombë në një fluturim, pas së cilës ka lajmëruar policinë, pasi një nga pasagjerët i është dukur i dyshimtë.

Të gjithë pasagjerët u evakuuan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e fuqisë punëtore – të kualifikuar apo dhe pa kualifikime –…