Tmerrin që përjetoi ish-ushtari i UÇK-së, Islam Thaqi në spitalin e Prishtinës në vitin1998

10 janar 2020 | 11:25

Dr Salih Krasniqi shkruan për përjetimet e kohës së luftës dhe rrëfimin rrëqethës të ish-ushtarit të UÇK-së, Islam Thaçi dhe vuajtjet e tij pas plagosjes dhe arrestimit të tij

Në librin e pranimit në spital Islam Thaqin në rubrikën e librit tek profesioni e kishin regjistruar: profesioni: “TERRORIST”

Përjetimet në Qendrën Klinike Spitalore Prishtinë në vitin 1998

Gjatë kalimit të kufirit si pjesëtar i UÇK-së duke sjellë armatim për shtabin lokal të UÇK-së në Prizren fillimisht bimë në pritë me grupin në bjeshkën e Korintikut në natën e 27/28 korrikut 1998 e pastaj gjatë ditës 28 korrik përsëri biem në pritë në fshatin Buqe të Komunës së Dragash-it ku gjatë luftimeve ter ditore plagosem dhe zihem gjallë nga forcat serbe. Në mbrëmjen e asaj nate kaloj në stacionin e Policisë në Dragash. Me datën 29 korrik 1998 dërgohem në Stacionin e Policisë në Prizren ku gjatë marrjes në pyetje nga pjesëtaret e UDB-së pas disa orësh maltretimesh i plagosur dhe i therur me thikë mbaj mend që disa herë isha alivanosur. Për të më kthjellur më dërgonin në banjo dhe më lageshin me ujë. Ne një moment pas shumë orëve të torturave gjatë bartjes nëpër korridore për në dhomën ku merresha në pyetje ashtu zvarre tërhiqesha për duar dhe në afekt të sulmoj policët dhe duke parë që s’ka rrugëdalje tjetër kërcej nga dritarja e katit të 4-të stacionit Policor në Prizren (tani Alfa). Kisha mbetur (sipas rrëfimit të tjerëve mbi çatin e jashtme të shkallëve hyrëse në stacion. Nga aty isha dërgua rrënd i plagosur dhe i lënduar në Spitalin e Prizrenit në pasditen e 29 korrikut 1998.

E enjte 30 korrik 1998

S’di sa ka qenë ora kur kam hapur sytë ? Kisha maskën për oksigjen në fytyrë ngase kisha problem me frymëmarrjen nga lëndimet e shumta edhe në kraharor. Në dhomën e spitalit të Prizrenit isha zgjua, në dhomë kishte hyrë Prestari i policisë që dje me kishte torturuar dhe marr në pyetje, por të cilin në afekt së bashku me kolegun e tij e kisha sulmuar më pas. Në afekt kisha thye dritaren të asaj zyreje dhe kisha kërcyer duke thyer xhamat. Nga kati i saj i katërt (i fundit). Isha lënduar edhe më keq, tani më dorën e djathtë tërësisht të thyer, brinjë dhe i therur në këmbën e djathtë me thikë dhe në mjekër… Më gjasë që dikush kishte dhënë urdhër që të transferohesha në Spital të Prishtinës kështu ia pamundësuan marrjen përsëri në pyetje nga Polici që sa po hyri në dhomë. Disa minuta më vonë në dhomë u futën disa policë me armatim dhe një teknik medicinal. Me mundë të madh më vendosën në një karrocë dhe në të qesen e urinës time dhe një qese me infuzion. Kisha dhimbje të mëdha por pak fuqi për ta shprehur me gojë qoftë edhe me një ofshamë. Oborri i spitalit me dhjetëra policë, e unë nga ajo turmë policësh pash në një shitore që ishte në oborr të spitalit dajën Vehap dhe vjehrrin tim Zaimin që shikonin së në farë gjendje isha. Mjafton fakti se vjehërri im kur më pa në një moment aq shumë u ligështua sa që humbi qëndrimin dhe daja e mbante. Se sa isha i lënduar mjafton fakti se trupin tim nuk e mbaja dot as ulur dhe policët më kishin lidhur me disa rripa. Por ajo që mbaj mend më së shumti nga ajo ditë është një skenë ende pa dal nga qyteti i Prizrenit…. E kishin ndalur veturën pranë Urës së Gurit dhe ai eprori që udhëhiqte bartjen time me zgjoj duke bërtitur dhe mu drejtua: Vidi bre za koga ratujes i zelis da gines! Budallo jedna. (shiko se për kënd po lufton dhe po dëshiron të vdesësh, o i çmendur) .Në fakt ajo ishte pamje që njerëzit, prizrenasit kalonin mbi urën e Gurit për në Shatërvan sikur të mos zhvillohej luftë! Për shkak të lodhjes së madhe fizike dhe lëndimeve të shumta gjatë gjithë rrugës nga Prizreni gjer në Burgun e Lipjanit mbaj në mend, vetëm sekuenca të shkurtra as gjë ma shumë, dhe ajo që di është se aty kishim mbërri nga rruga Prizren-Shtërpcë-Lipjan. Në burgun e Lipjanit kishin ndaluar. Nga aty drejt e në Qendrën Klinike Spitalore në Prishtinë. Kishin sjellë një shtrat lëvizës dhe dy punonjës që ishin pastrues për të më nxjerr nga vetura. Mua në fakt më zgjoj komandanti i Policisë që udhëhiqte bartjen time. Pasi me mundë të madh më vendosën në shtrat ai mu afrua dhe mu drejtua me fjalë: Vidi mali, ovo je tek pocetak! Ali znaj da ti u ocima vidim da ces preziveti ovaj rat (Shiko vogëlush, ky është vetëm fillimi! Por dije që ne sytë e tu po shoh që do ta mbijetosh luftën). Më vendosën në repartin e ortopedisë në dhomën numër 4, në mesin e civilëve të plagosur që i kishte plagos vet policia e ushtria. E në dhomë dy fëmijë të plagosur në këmbë dhe një burrë diku me gjasë mbi 60 vjeç. Nuk ua mbaj mend emrat e tyre nga se shumicën e kohës atë pasdite e natë kisha kaluar në gjumë. Dy policë kanë qenë të angazhuar që të kujdeseshin për mua!

Isha i lidhur me pranga në këmbën e majtë dhe për shtratin tim. Dikur natën kisha problem me frymëmarrjen dhe ai plaku thërriste mjekun dhe qante duke më shikuar! Mjekja kujdestare atë natë së bashku me infermieren përsëri vendosen maskën e oksigjenit dhe aty kuptova që kisha shumë brinjë të thyer dhe ato po më shkaktojnë problem me frymarrje.

E premte 31 korrik 1998

Ishte dita e operimit tim. Në fakt nuk mbaj në mend shumë kohën para operimit atë ditë! Çdo gjë ishte si ne ëndërr ngase shumicën e kohës flija. Pak a shumë sa herë më lëviznin unë vetëm për pak qaste hapja sytë dhe përsëri i mbyllja. Pas shumë vitesh kam dëgjuar veçmas nga dr. Bedri Bakalli se në fakt unë jam përgjigjur dhe kam fol edhe në kohën e para operimit. Kisha bërtitur ndaj policëve në gjuhën serbe…por këtë pjesë se mbaj mend!

Pas operimit në ashensor të spitalit gjatë bartjes për në katin e 4-tërt, motra që më shoqëronte (Hadija) u mundonte që të merr ndonjë informacion nga unë që t’i tregonte familjes se ku gjendem. Në momente kinse po e rregullon kokën time ajo me fliste në vesh dhe më pyeste. Në çdo qastë kur policët shpërqendroheshin nga vëmendja unë i tregova numrin e telefonit të dajës tim. Atë ditë pas operimit më vendosën në repartin e Kirurgjisë Vaskulare. Në një dhomë ku tani ishin edhe 3 të tjerë të plagosur. Qerim Jetishi, Mehdi Limani dhe Arsimi (mos gabofsha mbiemrin Hasimi). Në këtë dhomë do të qëndroj deri më datën 10 gusht 1998 e më pastaj në burgun e Lipjanit.

Atë ditë pasi isha vendosur edhe një kohë isha nën ndikim te anestezionit nga operimi por ajo që dua të rrëfej e mos ta kujtoj është nata e pare në këtë dhome e që çdo natë pastaj ishte e njëjtë!

Diku kah mesnata pas orës 23:00 në dhome vinin police e ushtar e paramilitar të plagosur që ishin në kate tjera më poshtë! Me siguri nga Ortopedia. Në fakt për te na ruajtur neve ishin në detyrë 24 orë çdo here 2 policë të armatosur por torturimet e maltretimet bëheshin në pranin e tyre çdo nate! Futeshin ne dhome me paterica, madje ka ndodhë edhe me karrocë dhe të gjithë me armë! Qerim Jetishi ishte afër dritares dhe aty ishte një radiator i nxehjes qendrore dhe për të ishte i lidhur. Afër Qërimit ishte Mehdi Limani edhe ky rënd i plagosur nga predhat ishte i lidhur për shtratin e ti. Pas Mehdisë isha unë dhe në fund ishte Arsimi (afër derës). Hynin si gjahtarët pas gjahut! Atë natë unë isha i ri në atë dhomë, dhe si të tërbuar u vërsulën. E mbaj mend se edhe pse isha operuar ata më kondak te automatikut më qëlluan në vend të operimit në gjoks dhe, njëri prej tyre tytën e revoles ma mbante në gojë! Disa herë tentoj që të shkrep por në një moment njëri nga policët që kujdesej e largoj dhe ju drejtua: Ubijanje nema samo mucenje i tortura (s’ka vrasje vetëm maltretime e tortura)! Mogu da umru samo na mukama (mundë te vdesin vetëm nga mundimet). Urinonin në dhomë, pinin alkool këndonin dhe deri në mëngjes torturoheshim. E di që për shkaqe sigurie pas orës 21:00 edhe mjeku edhe motrat kujdestare që ishin në ndërrime për shkaqe sigurie mbylleshin nëpër dhoma! Unë isha operua në dorën e djathtë por dorën e majtë e kisha të lidhur për shtrati e herë pas here edhe këmbën e majtë ma lidhnin e kjo krejt varej prej ndërrimit të policëve!

7 gusht 1998

Edhe kjo ditë ishte shumë e nxehtë e muajit gusht. Pasi vizitave të mjekëve dhe kontrollit kur s’kishte polic në dhomë ashtu me zë si në pëshpëritje këmbenim ndonjë fjalë me vete. Mundoheshim që mos të ngrinim zërin ma shumë se rubineta (qeshma) që ishte në dhomë e nga e cila rrjedhtë uji e që ne nuk mund ta pinim. Policët e lenin më qellim, e ne të lidhur për shtrati kur na pihej uji pritnim deri sa nëpër korridor të endej ndonjë mantel bardhe për të thirrur: OJ MOTËR UJË BRE! Ku pastaj cila do motër të qëllonte me leje të policisë do na epte ujë si foshnjës. Gjatë vizitës së mëngjesit dr.Bedri Bakalli duke ma ndërrua fashën nga plaga ime buzëqeshi dhe ashtu më foli me po aq zë që vetëm unë ta dëgjoja: Edhe unë jam Thaç me fis, ama jo si ti! Mbahu. (Nga kjo kuptova se ishte lidhur emocionalisht shumë me mua, ngase edhe vet pas daljes time nga burgu e pranoj).

Dikur paradite në dhomë u fut një grua të cilën e shoqëronin disa meshkuj të armatosur (kuptova që ishin polic edhe pse me rroba civile). U prezantua ne gjuhen serbe dhe kërkoj që të flas serbisht nga se tha ti ke kryer shkollimin në Beograd! JA SAM JAVNI TUZILAC DANICA MARINKOVIC … Kërkoj që t’i epja deklaratë por unë refuzova ngase thash s’jam në gjendje që të deklarohem. Njëri nga policët që e shoqëronin cigaren e ndezur mori dhe në këmben e majtë timen që ishte e prangosur për shtrati e fiku. U ndal e më shikoj: PRICACES TI PRICACES,IMA DA PEVAS (do të flasësh ti do të flasësh, do këndosh). Pasi mi lexoj kinse të drejtat e mia dhe kërkesën nga Prokuroria Themelore në Prizren për marrje në pyetje .Ti nuk po deklarohesh sot por s’ke qare! Pastaj doli nga dhoma. Atë natë për këtë gjest isha torturua shtesë madje edhe nga vet policët roje.

Kjo ishte një pjesë e përjetimeve të natës së parë në dhomën e famshme të repartit të Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Klinike Spitalore në Prishtinë. Po të mos të ishin dr Bedri Bakalli (i cili më ka operuar), dr Sadri Bajraktari, prof.Salih Krasniqi, prof .Valbon Gashi si dhe motrat Hadije ,Fatimja e në veçanti Drita Berisha që aq shumë rrezikonin edhe jetën e tyre për të dhënë një medikament për të dërgua ndonjë informatë për ne tek familjet tona.

Me datën 10 gushtë 1998

Ne mesditë nga Spitali i Prishtinës nën përcjellje të policisë dërgohem ne Burgun Lipjanit ku do qëndroj për një muaj dhe pastaj do transferohem në burgjet Ushtarake Nish dhe Beograd, në Burgun Qendror (CZ) Beograd ,do kthehem në burgun Ushtarak në Nish dhe pas dënimit dhënë nga Gjykata Ushtarake e Armatës se Tretë në Nish dhe dënimit të plotfuqishëm do dërgohem për të vuajtur dënimin me 20 maj 2000 ne Burgun e Nishit nga ku më datën 27 Mars 2002 do të transferohem për në Burgun e Dubravës nga ku do të lirohem.

Viti 2002

Në vitin 2002 pas daljes nga burgu dhe pas një pushimi 2 mujor në muajin maj të 2002 vendosa që të shkoj për kontroll në QKUK. Kisha nevojë edhe për një operim pasi që kisha edhe një impiant në dorë ende nga operimi i pare i 1998. Ku tjetër përpos te dr.Bedri Bakalli që më kishte operuar herën e pare .(Në fakt edhe dy operimi i kam pas gjate vuajtjes nëpër burgje njëherë në dorë e pastaj në këmbë ku pas gjykimit mi kishin thyer gjatë torturave gishtat e këmbës së djathtë). Me të mbërri në repartin e Ortopedisë kërkova dr.Bedriun, u përshëndetëm por gjatë përshëndetjes nuk u prezantova vetëm se tregova që kam nevojë për konsultë. U ulëm në zyrën e tij dhe vura re se s’po më njeh. Fillova bisedën duke pyetur për një djalë nga Prizreni që ky e kishte operuar në kohë lufte (mua) por e vërejta se s’po më njeh!!!

Unë përshkruaja vetën e i bëja shumë pyetje deri në ditën e largimit (timin) dhe në një moment ja bëna pyetjen pas nja 15 minutash bisedë: Doktor a është gjallë ai djali?

SE DI PËR BESË.

O doktor gjallë gjallë është qashtu kam dëgjua. Ashtu si ishte i mërzitur kur e pyeta a është gjallë, sytë i kthej në shkëlqim kur i thash se është gjallë. Pastaj prapë: O doktor a kishe pas dëshirë me pa?

PO MORE SI JO!

Po tani me qen se në dhomë me mua ishte edhe djali i tezës Shkëlzeni kërkonte me shikim se cili jemi Islam Thaqi. Doktor a e njeh atë djalë? Jo për besë jo se shumë e ka pas fytyrën e lënduar në atë kohë!!!

Unë jam doktor ai djali nga Prizreni, Islami jam unë. U ngrit nga karrige dhe s’dinte si ta kalonte tavolinën që na ndante nga gëzimi .U përqafuam sa që më puthi në ballë dhe filloj të bërtiste nga gëzimi dhe doli në korridor duke thirrur motrat e mjekët me emër e të cilit kishin qenë në kohën e operimit në luftë. Për 2-3 minuta u mbush zyra dhe të gjithë po na shikonin, doktorin me dorën e tij mbi supet e mija .E more a pe njihni a? Ai djali nga Prizreni Islami more që në sallë të operimit i shante policët! Këqyrni mirë se tani është bukurosh si që ka qenë gjithnjë. Thaç është ky.

Kjo ka qen pjesa ma emocionale pas të gjitha vuajtjeve për gati 4 vite. Që përpos familjarëve të mi t’i shoh lot gëzimi në fytyrë personelit mjekësor që ishin gëzuar pa masë për mbijetesën time.

Këto ishin përjetimet në Qendrën Klinike Spitalore Prishtinë në vitin 1998 të Islam Thaqit ka shkruar ndër tjera doktor Salih Krasniqi i cili këtë shkrim të cilën ja ka dërguar vet Islami në adresën e tij e ka postuar doktor Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Faton Abdullahu E keqja është se ka shumë fakte…