Çitaku: Pyetja është me kë po koordinohet Kryeministri, nëse jo me SHBA-të, BE-në, NATO-n, Shqipërinë?

12 mars 2024 | 20:26

Deklaratat e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për problemet “në komunikim” me kryeministrin Albin Kurti, janë pasuar me reagim të fortë nga opozita.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka ngritur shqetësimin për të kuptuar se me kë po koordinohet kryeministri Albin Kurti, nëse jo me partnerët kryesorë si ShBA, BE, NATO.

Reagimi i Çitakut në Facebook:

“Por, duhet të them, aktualisht ne kemi një problem me komunikimin me kryeministrin, nuk është veç ShBA-ja, këtë problem Kosova e ka edhe me BE-në, me NATO-n, me Britaninë e Madhe. Edhe me partnerë të tjerë, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kemi pasur një partneritet shumë të afërt me Kosovën në të kaluarën, ne duam ta kemi këtë lidhje edhe tani siç ishte në të kaluarën.” – Escobar.

Pyetja është me kë po koordonihet Kryeministri, nëse jo me SHBA-të, BE-në, NATO-n, Shqipërinë? Ky është alarmi i fundit për ne.

P.S Foto nga vizita e Presidentit Thaçi në varrezat e dëshmorëve dhe ushtarëve në Arlington, SHBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri më 21 maj është afati që Trupi Gjykues ia…