Tolaj: AKP-ja deri më tani ka grumbulluar rreth 870 milionë euro nga shitjet, qiratë dhe interesat

22 tetor 2020 | 21:04

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Talaj ka bërë të ditur se mirëpret punën e Komisionit Parlamentar për procesin e privatizimit, me qëllim që të bëhet transparente procesi i privatizimit, që është bërë debat për gati 20 vjet. Tolaj në debat në emisionit “Prime Time” ka thënë se nuk po i pëlqen tendenca e ekskluzivitetit të publikimit të listave të personave që kanë privatizuar në Kosovë, ngase ajo listë është publike në faqen zyrtare të AKK-së, që përveç listës janë të gjitha publike si valët e shitjeve, vendimet e drejtorëve etj.Ai ka thënë se si agjenci nuk e kanë vullnet të përfshihet në atë që ai e ka quajtur debat politik.

“Pesë përqind e shitjes shkojnë në kompensim të agjencisë. Deri më tani janë grumbulluar rreth 870 milion euro në total, shitjet, qiratë dhe interesat. AKP është administratore e ndërmarrjeve, 750 miliona janë nga shitjet, për gjysmën e shitjeve që janë bërë deri më tani, ato ndërmarrje kanë qenë më me vlerës se ato që kanë mbetur, ngase disa janë në likuidim që nuk gjenerojnë të ardhura, ato ndërmarrje kanë probleme dhe me kalimin e kohës duhet të mbyllen:, ka theksuar Tolaj.

Ai ka thënë se kanë mbi 25 mijë konteste gjyqësore, që janë nëpër gjykata si padi gjyqësore. “Kërkesat kreditore kane qenë 1.9 miliard euro dhe janë pranuar rreth 6/7 milion nga autoriteti i Likuidimit që nuk është pjesë e AKP-së, por që janë kompani të huaja që janë të angazhuara në këtë proces”, ka thënë Tolaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte ka triumfuar edhe Arsenali, kundër Rapid Vienna me rezultatin…