Tom Cruise rrezikon jetën gjatë xhirimeve të filmit më të ri

26 nëntor 2020 | 11:14

Tom Cruise është zhvendosur në Romë për të xhiruar skenat e reja të filmit “Mission Impossible”. Mirëpo gjatë ditës së sotme ai ka shpëtuar për një fije, pasi ka rrezikuar jetën e tij duke aktruar.

Tom u shfaq duke ecur në një rrugë me një makinë Fiat 500 dhe me të ka xhiruar një skenë të rrezikshme, me të cilat zakonisht i pëlqen të sfidojë veten. Në momentin që ishte duke udhëtuar, makina goditi një kalldrëm, u ngrit në ajër dhe për pak u rrokullis. Menjëherë pas ngjarjes ai doli nga makina i qetë, ndërkohë gjithë stafi i filmit ju afruan të shqetësuar.

Cruise shoqërohej edhe nga kolegia e tij Hayley Atwell gjatë xhirimeve të skenës me makinë. Xhirimet e filmit “Mission Impossible” po shkojnë gati drejt fundit, pasi për një kohë u anuluan për shkak të pandemisë së Covid-19.

Në muajin tetor stafi i filmit kaloi një krizë të vërtetë, sepse 12 persona rezultuan pozitiv nga Covid-19. Ndërkohë gjatë këtyre xhirimeve të fundit, Tom është parë duke u kujdesur për veten, ndërkohë që mbante një maskë të zezë në fytyrë.

Tom Cruise rrezikon jetën gjatë xhirimeve të filmit më

Tom Cruise rrezikon jetën gjatë xhirimeve të filmit më

Tom Cruise rrezikon jetën gjatë xhirimeve të filmit më

Tom Cruise rrezikon jetën gjatë xhirimeve të filmit më

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ka…