Tom Hanks flet për gjendjen e tij shëndetësore

23 mars 2020 | 13:11

Aktori Tom Hanks ka treguar se ai dhe gruaja e tij, aktorja Rita Wilson, po ndjehen më mirë pasi dolën pozitivisht për koronavirus.

Në një postim në “Twitter”, Hanks ofroi disa këshilla duke thënë se vetizolimi funsksionon.

“Dy javë pas simptomave tona të para dhe ne ndjehemi më mirë. Izolimi në një vend funksionin kështu: Ju nuk e infektoni askë – ju nuk e merrni nga askush. Gjë e ditur, apo jo? Do të kalojë edhe pak kohë, por nëse kujdesemi për veten, të ndihmojmë ku të mundemi, dhe të lëmë anash pak rehatinë, edhe kjo do të kalojë, Ne do ia dalim”, ka shkruar Hanks, duke etiketuar edhe bashkëshorten e tij, Ritën, e cila gjithashtu ka qenë e infektuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur të hënën takimi i radhës i Komisionit për…