Apeli i nënkryetarit Ismajli për Zhegrën dhe Vrapçiqin: Qëndroni në vetizolim dhe kujdes në higjienë

23 mars 2020 | 13:07

Është mbajtur të hënën takimi i radhës i Komisionit për emergjenca të Komunës së Gjilanit, i cili po punon në vazhdimësi për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Nënkryetari i Gjilanit,  Arbër Ismajli, i cili po e menaxhon këtë situatë në emër të kryetarit Lutfi Haziri, ka njoftuar se tre të prekurit janë në gjendje të mirë dhe stabile.

“Të prekurit dhe familjet e tyre janë në gjendje të mirë dhe të qetë, pavarësisht të prekurve, të cilët kanë shënuar simptoma pozitive me këtë virus. Do të jemi në kontakte të vazhdueshme me banorët e këtyre dy fshatrave, duke u munduar që bashkë t’iu dalim në krahë me mundësitë tona. U bëjmë thirrje banorëve të Vrapqiçit e Zhegrës, t’i respektoni rregullat strikte të ngritura nga institucionet komunale, por, edhe të atyre shtetërore. Qëndroni të vetizoluar, me kontroll të shtuar të higjenës, për ta tejkaluar këtë gjendje me të cilën po ballafaqoheni si fshat, por edhe si komunë në tërësi. Virusi nuk mund të qarkullojë, kur nuk qarkullojnë njerëzit”, ka deklaruar Ismajli, pas takimit.

Po ashtu, në këtë takim është vlerësuar se gjendja e përgjithshme në Gjilan është e qetë, por me vëmendje të shtuar në Vrapqiç e në Zhegër.

Në këtë takim, drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka njoftuar se të martën sërish do të pastrohen rrugët e Gjilanit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e Italisë, Juventus duket se po mendon…