Juve synon transferimin e yllit të Cityt

23 mars 2020 | 13:06

Kampionia në fuqi e Italisë, Juventus duket se po mendon seriozisht për merkaton dhe për afrimin e një sulmuesi të madh në Torino. Higuain sipas gjasave mund të largohet në fund të sezonit dhe në “Allianz Stadium” mund të zbarkojë Gabriel Jesus.

Sipas “Tuttosport” Paratici është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e brazilianit, i cili nuk është i kënaqur me hapësirat që ka te Manchester City. Duke i shtuar këtu edhe përjashtimin e “Citizens” nga Champions, atëherë dëshira e Jesus për t’u larguar bëhet akoma më e madhe dhe Juventus qëndron te dera.

Sidoqoftë, pavarësisht se Jesus është objektivi real i bardhezinjve, ata kanë edhe një ëndërr që quhet Harry Kane. Nënshkrimi me sulmuesin e Tottenham duket i pamundur, por për momentin Juventus mund të ëndërrojë dhe ndoshta Paratici në vizitën e tij në Angli, mund të ketë bisedime edhe me drejtuesit e Tottenham.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Ferizajt ka bërë me dije se në kuadër…