Dezinfektohen 15 banesa kolektive në Ferizaj

23 mars 2020 | 13:01

Komuna e Ferizajt ka bërë me dije se në kuadër të masave parandaluese ndaj koronavirusit, ka bërë dezinfektimin e 15 banesave kolektive.

“Banesat e vjetra kolektive u dezinfektuan sot. Janë 15 sosh që tashmë shkallët, hyrjet, këndet e hapësirat e përbashkëta banesore i kanë të dezinfektuara. Një nismë për shëndetin e mijëra ferizajasve veçanërisht tash kur vërdallë rrezikohemi nga virusi COVID-19 është i domosdoshëm e i mirëseardhur”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Jugut raportoi 64 raste të tjera të koronavirusit…