Tom Hardy dekorohet nga Princi Charles
19 nëntor 2018
| 11:29
Aktori britanik Tom Hardy është dekoruar për kontributin e dhënë në fushën e aktrimit nga Princi Charles. Tom Hardy është bërë një CBE për shërbime në dramë nga Princi Charles në Buckingham Palace.
41-vjeçari e mori të shtunën titullin, të veshur me stoli të tij për këtë rast. Ai u propozua më parë për një Oskar për rolin e tij në The Revenant në 2015-n dhe gjithashtu luajti në filma të tillë si Mad Max: Fury Road, Inception dhe The Dark Knight Rises.