Torino konfirmon se Ismajli mungon një muaj  

15 gusht 2025 | 14:35

Torino ka konfirmuar se mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli do të mungojë rreth një muaj për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshën e djathtë.

Ky problem fizik do ta mbajë jashtë jo vetëm në fillimin e sezonit në Serie A, por edhe në ndeshjet e shtatorit të Kombëtares shqiptare. Ismajli, një titullar i padiskutueshëm në skuadrën kuqezi dhe kapiten në disa raste, u transferua këtë verë te Torino, ku ka firmosur kontratë deri në vitin 2027 me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër.

Mungesa e tij përbën një goditje të rëndësishme si për klubin italian, ashtu edhe për përfaqësuesen shqiptare, e cila do të duhet të bëjë llogaritë pa një prej shtyllave të saj në repartin mbrojtës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka vazhduar akuza drejt…