Toronto dështon ndaj Indianas

24 janar 2019 | 15:15

NBA, kampionati më i fortë dhe më emocionues në botë i basketbollit vijon të dhurojë spektakël e surpriza. Së fundi, janë luajtur dhjetë ndeshje, ku dy favoritët për të qenë në fazën e “play-off”-it janë mundur në Konferencat e tyre.

Më konkretisht, Toronto Raptors nuk ia ka dalë të ketë vazhdimësi të fitoreve. Kësaj here është mundur në mënyrë të papritur nga Indiana Pacers me rezultatin 110:106. Houston Rockets ka triumfuar falë paraqitjes së shkëlqyer të James Harden, i cili realizoi 61 pikë.

Pas këtij “stacioni” të kampionatit, Toronto mban vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit, me 36 fitore dhe 14 humbje.

Rezultatet

Boston – Cleveland                          123-103
Brooklyn – Orlando                          114-100
Miami – L.A. Clippers                       99-111
Chicago – Atlanta                              101-121
Memphis – Charlotte                      107-118
New Orleans – Detroit                    94-98
Philadelphia – San Antonio           122-120
Utah – Denver                                   114-108

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telekomi i Kosovës dhe Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut…