Toronto dikton renditjen në Lindje, fitojnë edhe San Antonio e Clippers

27 dhjetor 2018 | 11:55

Skuadra e Torontos vijon të dominojë renditjen e Konferencës së Lindjes, duke korrur fitoren e 26-të sezonale, 106-104 në fushën e Miami Heat.

Një sukses i vështirë për ekipin kanadez, që vuajti shumë për të mundur skuadrën nga Florida. Leonard me 30 pikë ishte shënuesi më i mirë për Toronto, autor i 30 pikëve. Pas dy kohëve shtesë fiton skuadra e Brooklyn, që në fushën e saj mundi 134-132 Charlotte, sfidë emocionuese dhe me rivalitet deri në fund. Dinwiddie me 37 pikë e 11 asistime ishte lojtari më i mirë për Brooklyn, mbështetur nga Harris me 27 pikë, ndërsa 35 pikët e Walker për miqtë mbetën për statistikë, raporton “Telesport”. Fiton edhe ekipi i San Antonio, që mposhti 111-103 Denveri, një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull në Konferencën e Lindjes, e dominuar nga basketbollistët e Spurs. DeRozan me 30 pikë e Aldridge me 27 bënë diferencën në fushë për vendasit, që hynë në zonën e “play-off”-it. Clippers mundën 127-118 Sacramento , sfidë ku u dallua Williams me 24 pikë.

Dallasi, falë 21 pikëve e 10 asistime të Donqiq si dhe 20 pikëve e 12 rebaound të Jordan, mundi 122-119 New Orleans, sfidë me shumë emocione deri në fund. Skuadra e Minnesota, mposhti 119-94 Chicago, takim i dominuar nga miqtë, me Rose që realizoi 24 pikë, mbështetur edhe nga Towns, autor i 20 pikëve e 20 rebound.

Rezultatet

Detroit – Washington     106-95
Orlando – Phoenix          120-122
Atlanta – Indiana            121-129
Brooklyn – Charlotte     134-132
Miami – Toronto            104-106
Chicago – Minnesota      94-119
Memphis – Cleveland     95-87
Dallas – New Orleans     122-119
San Antonio – Denver    111-103
Clippers – Sacramento   127-118

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëdrejtuesi i ekipit negociator, Fatmir Limaj, ka thënë se ideja…