Limaj: Ambasadorët e vendeve të Quintit duan ta shohin Kosovën unike

27 dhjetor 2018 | 11:48

Bashkëdrejtuesi i ekipit negociator, Fatmir Limaj, ka thënë se ideja e takimit me ambasadorët e vendeve të Quintit ka qenë të Kosova të tregohet serioze dhe e përkushtuar në procesin e dialogut me Serbinë.

“Njoftuam ambasadorët për koordinim që delegacioni do ta ketë me institucionet. Treguam se po bëjmë veprimet për mbledhjen e gjithë atyre materialeve që janë diskutuar me Serbinë. Kemi marrë zotimin e presidentit se edhe ai do të na i dërgojë materialet që posedon zyra e tij. Ambasadorët kanë shprehur përkrahje të plotë, janë miqtë tanë dhe duan ta shohin Kosovën unike”, ka thënë Limaj, pas takimit me ambasadorët e vendeve të Quintit, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Më tutje, Limaj ka komentuar edhe deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se nuk e do atë në dialog.

“Përfaqësuesit e Kosovës i zgjedh populli i Kosovës, ata në Serbi populli serb. Nuk është e domosdoshme t’i pëlqejmë njëri – tjetrit dhe sigurisht se s’i pëlqejmë njëri – tjetrin”, ka thënë Limaj.

Limaj ka bërë me dije se në takimin e 8 janarit në Bruksel do të priten nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i naftës në Kosovë është më i lirë në…