Toronto konfirmohet si favorit për titull

23 janar 2019 | 12:46

Në NBA, kampionatin më të fortë në glob të basketbollit, u luajtën katër ndeshje të radhës. Referuar rezultateve, fitore ka marrë favoriti kryesor për ta rrëmbyer titullin e këtij sezoni, Toronto Raptors.

Nisur edhe nga fakti se luante para mbështetësve të vet, në “Scotiabank Arena”, kjo skuadër triumfoi kundër Sacramento Kings me rezultatin 120-105.

Basketbollistët më produktivë te fituesit ishin Kyle Lowry dhe Fred VanVleet. Secili prej tyre realizoi nga 19 pikë në parket. Marvin Bagley III ishte më i miri te “mbretërit”, sepse regjistroi “double-double” falë 22 pikëve dhe 11 kërcimeve. Pas këtij suksesi të radhës, Toronto ka një bilanc pozitiv: 36 fitore dhe 13 humbje. Sacramento pësoi humbjen e 24-t, përkundrejt po aq fitoreve.

Rezultatet

Oklahoma City – Portland       123-114
Dallas – LA Clippers                106-98
Phoenix – Minnesota                91-118
Toronto – Sacramento             120-105

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izmi Zeka Po bëhen 11 vjet që Kosova shpalli pavarësinë…