Torreira përforcon Fiorentinën

25 gusht 2021 | 20:26

Lucas Torreira është rikthyer në Serie A, aty ku ka shkëlqyer me Sampdorian para se të transferohet tek Arsenali që më pas e huazoi në LaLiga tek Atletico Madrid.

Te “Topçinjtë” nuk e kishin në plane dhe kanë mirëpritur ofertën e Fiorentinës, që ka zyrtarizuar huazimin e mesfushorit të qendrës.

Në Itali raportohet se Torreira ka kaluar në huazim për 1.5 milion euro në Firence, ndërkohë që në verë mund ta blejnë nga Arsenali për 15 milionë euro. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është plagosur me thikë sot në rrugën “Barrikada”…