Torresi prezantohet te Sagan Tosu  

10 korrik 2018 | 15:42

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Chelseat dhe Kombëtares së Spanjës, Fernando Torres ka nënshkruar kontratë me skuadrën japoneze Sagan Tosu.

Kontrata e Torresit me Atletico Madridin përfundoi këtë verë, kurse paraqitja e tij për këtë skuadër ishte në finale të Evropa Ligës ndaj Marseillet.

Torresi gjatë karrierës së tij futbollistike e ka fituar Kampionatin Botëror dhe Kampionatin Evropian si dhe Ligën e Kampionëve. “Kam pasur oferta nga Franca, Gjermania dhe Spanja, por në asnjë moment nuk kam menduar kurrë të shkoj në një ekip tjetër evropian. Doja një sfidë të re dhe krejtësisht të ndryshme”, ka thënë Torres.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale në Kupës e Botës…