Totaj ankohet në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjet në Prizren

15 dhjetor 2017 | 17:09

Shaqir Totaj, kandidati i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale, ka paraqitur ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjet në këtë komunë.

Nëpërmjet kësaj ankese ai ka kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Aktgjykimit A. A. U. ZH. Nr. 63/2017 të datës 07. 12. 2017 të Gjykatës Supreme të Kosovës për refuzimin si të pabazuar të ankesës A. Z. L. NR. 1124/2017, të parashtruar nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa Parashtresa, për shkak të keqpërdorimeve gjatë procesit zgjedhor, në ditën e votimit, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të datës 19. 22. 2017.

PDK-ja ka konsideruar se Gjykata Supreme e Kosovës, me Aktgjykimin e saj, nuk ka arritur të verifikojë faktet dhe provat e ankuesit, të cilat ndërlidhen dhe implikojnë drejtpërsëdrejti me interesin ligjor të parashtruesit të saj dhe janë po ashtu vendimtare në cilësimin ose jo të shkeljes së të drejtës kushtetuese, të drejtës pasive zgjedhore (e drejta për të qenë i zgjedhur).
Garën për Prizrenit përball Totajt e ka fituar kandidati i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka insistuar se Federata e…